Miratimi i projekt-buxhetit të vitit 2020 i bashkisë Shkodër i ka hapur rrugë një sërë investimesh të cilat pritet të realizohen në disa njësi. Një prej tyre është edhe njësia e Gurit të Zi.Sipas administratorit Pjerin Marku për këtë vit janë janë planifikuar investime në sektorin e shëndetësisë, arsimit, dhe në infrastrukturën rrugore
Ndërkohë edhe viti që lamë pas sipas administratorit të kësaj njësie ka njohur investime në infrastrukturë, shkolla, apo edhe në pastrimin e mirëmbajtjen e kanaleve kulluese e vaditëse.
Në investimet që do të kryhen në infrastrukturën rrugore bashkia Shkodër ka parashikuar edhe rikonstruksion e rrugëve të brendshme të fshatrave dhe disa segmenteve të rëndësishme të cilat lidhin këto fshatra me qendrën e njësisë administrative