NUK PARASHIKOHEN INVESTIME TË MËDHA, ME 25 SHKURT MBLEDHJA. Buxheti i Bashkisë Shkodër për vitin 2015 do të jetë më i ngurtë se se ai i viteve të kaluara.

Ende pa u bërë zyrtar, “Star Plus” ka arritur që të sigurojë buxhetin që do tu propozhet anëtarëve të këshillit bashkiak në mbledhjen e parashikuar me 25 shkurt të këtij viti. Ajo që është më e rëndëishme, investimet publike të Bashkisë kanë pësuar një rënie të ndjeshme dhe do të jenë të pakta.Ssa i përkët rikonstruksionit të rrugëve kanë një rënie me 1,2 milionë lekë. Për 2014-ën ishin 11,9 milionë lekë për rrugët ndërsa këtë vit do të jenë 10,7 milionë lekë. Nga të ardhurat e veta Bashkia për 2015-ën ka parashikuar 37 milionë lekë nga ku 18 milionë priten nga taksat vendore dhe 16 milionë nga tarifat vendore. Ndërsa transferta e pakushtëzuar e ardhur nga qeveria këtë vit është 43 milionë lekë. Sa i përket pastrimit të qytetit do të përdoren sërish 600 kazanë mbeturinash, 60 më shumë se vitin e kaluar. Sa i përket diferencimit të mbetjeve do të vazhdojë të bëhet në landfillimin e Bushatit por me një çmim jo më të lartë se 386 lekë për ton. Në të kundërt nëse Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve vendos ta rrisë këtë çmim atëherë Bashkia do të ndalë depozitimin e mbetjeve në landifillin e Bushatit. Në lidhje me realizimin e buxhetit të vitit të kaluar nga 37.3 milionë që ishte pritshmëria janë realizuar 6,2 më pak pra 31 mlionë lekë kjo për shkak të bllokimit të lejeve të legalizimit nga Qeveria si dhe mos vjeljes së taksës për legalizimet. Sa i përket reformës administrative territoriale, buxheti i ri nuk ka të cilësuar asgjë edhe pse në gjysmën e vitit me Shkodrën bashkohen edhe 10 njësi të tjera vendore, buxhetet e të cilave i bashkohen buxhetit të Bashkisë Shkodër.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/ri26FFjLoaQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAMA – MUSTAFA, INAGUROJNË SË BASHKU PIKËN E KALIMIT KUFITAR
Artikulli tjetërSTAR PLUS SJELL PËR TELESHIKUESIT “KARNAVALE N’DIELL”