Pensionistët në qytetin e Shkodrës nuk janë dakord me buxhetin e vitit 2021 të qeverisë shqiptare që u miratua në Parlament i cili nuk parashikon një rritje të pensioneve për vitin e ardhshëm.

Sipas tyre, pensioni që marrin është i pamjaftueshëm, sepse një pjesë e e parave shkon vetëm për ilaçe gjë që e vështirëson edhe më shumë jetesën e tyre.

Të moshuarit kërkojnë që të ketë rritje të pensioneve sepse shumat aktuale janë tejet të ulta.

Pensionistët, një pjesë e konsiderueshme jetojnë me probleme të mëdha sociale për shkak se paratë që marrin nuk janë aspak të mjaftueshme për të përballuar jetesën.

Artikulli paraprakI AFTË PROFESIONALISHT DHE NUK FSHEHU PASURINË, KPA KTHEN NË DETYRË PROKURORIN ELVIN GOGAJ
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, PRAGNDESHJA VLLAZNIA-MINSK