Shërbimi informativ shtetëror kërkon fonde për blerjen e një softëare për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Kërkesa është bërë në komisionin e sigurisë nga përfaqësues të shërbimit gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2020. Zyrtarët e SHISH thanë se marrja e masave për rritjen e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike është nevojë e kohës për shkak të rreziqeve globale nga të cilat preket edhe Shqipëria.

Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon fonde shtesë për të marrë masat e nevojshme kundër sulmeve kibernetike. Në diskutimin e për buxhetin e vitit 2020, SHISH ka kërkuar nga komisioni i sigurisë një fond shtesë prej 11 milionë lekësh për blerjen e një softweri për mbrojtje nga këto sulme, të cilat kërcënojnë sigurinë e vendit por edhe atë globale.

Shërbimi Informativ gjithashtu ka kërkuar një fond shtesë prej 59 milionë lekësh për përmbushje të nevojave të institucionit.

Shërbimi sekret u përfaqësua në komision nga Drejtori i Departamentit të Administrimit dhe Shërbimeve, Ylvi Aga, i cili tha se rritja e buxhetit tregon angazhimin e institucionit për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë kombëtare.
Aga: Kërkesat të cilat janë marrë parasysh nga ministria e Financave, por përvec këtyre shërbimi ka parashtruar edhe kërkesa shtesë për plotësimin e nevojave.

Punimet e Komisionit për buxhetin e Shish nisën me debate ku opozita kërkoi shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se nuk mund të raportonin punonjës në vend të drejtorit.

E njëjta situatë u përsërit dhe në mbledhjen e parashikuar për buxhetin e ministrisë së brendshme, ku në vend të ministrit Lleshaj ishte zv/ministri Julian Hodaj. Kërkesa e deputetëve të opozitës u pranua nga kryetarja e komisionit e cila anuloi mbledhjen.

Artikulli paraprakAPELI I KRIMEVE TË RËNDA LË NË BURG TË ARRESTUARIN E VETËM PËR ATENTATIN NDAJ PROKURORIT NDOJA
Artikulli tjetërMETA TAKIM ME KREUN E KLP