Kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia ka rrëfyer në emisionin “Tonight” të gazetarit Erzen Koperaj gjithë procesin deri në miratimin e buxhetit të bashkisë Shkodër për 2020-ën. Kadia shprehet se e vetmja kosto politike do të ishte nëse këshilltarët e majtë do të bllokonin buxhetin administratës që është i një krahu tjetër politik, të djathtës

Anëtarët e këshillit shprehet kryetarja Kadia nuk kanë patur asnjë presion politik nga PS Shkodër apo edhe strukturat qëndrore për të mos e miratuar buxhetin e bashkisë

Pavarësisht miratimit të buxheti, këshilli bashkiak nuk mund të jetë më një shtojcë e bashkisë siç është konsideruar deri më tani në vitet e kaluara

Mbështetja e qeverisë nuk i ka munguar bashkisë Shkodër shprehet kryetarja e këshillit por është bashkia që ka dërguar projekte shpesh here të dobëta

Pas miratimit të paketës fiskale dhe buxhetit për 2020-ën tashmë mbledhjet e këshillit bashkiak do të vijojnë normalisht për të diskutuar projekt vendimet që do të sjellë administrate e bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, DY VËLLEZËR QËLLOJNË ME ARMË NDAJ BANESËS SË 63-VJEÇARIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MUNGON MIRËMBAJTJA E RRUGËVE KRYESORE