Buxheti i Miratuar ne seancës plenare te se enjtes ne kuvend, është ndryshuar dhe asnjë nga përfaqësuesit e pushtetit vendor nuk është vene ne dijeni ne lidhje me këtë fakt.
Nje gjë e tille është bere publike nga kryetarja e Bashkisë se Shkodrës, Voltana Ademi gjate mbledhjes se këshillit te Bashkisë se Shkodrës, ndërkohe qe sipas zonjës Ademi, Bashkia Shkodër, edhe pas këtyre ndryshimeve po vijon punën për te prezantuar para qytetareve te shkodres pakenten fiskale per vitin 2016-te.Qeveria redukton me 1.3 miliardë lekë buxhetin për bashkitë; ulje diskriminuese dhe kërcënim i shërbimeve publike . Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si zëri i interesave qytetare, përfaqësuese e bashkive si institucionet më afër ofrimit të shërbimeve publike dhe sociale për komunitetin, ka ndjekur dhe po ndjek me vëmendje duke dhënë dhe kontributin e saj zhvillimet në qeverisjen vendore, tendencat për dinamizmin e bashkive të reja dhe përpjekjet jo demokratike të qeverisë për të kufizuar bashkitë e reja në ofrimin e shërbimeve dhe mbledhjen e të ardhurave, me qëllimin e vetëm për të vendosur kontroll dhe pushtet mbi cdo gjë. në emër të bashkive ngremë zërin si përfaqësues të komuniteteve në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të tyre me qëllimin e vetëm, shërbimin për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë të mos ulë asnjë qindarkë nga buxheti për bashkitë, por të rishikojë cdo mundësi reale për ta rritur atë. I bëj thirrje qeverisë të rishikojë buxhetin e alokuar për funksionet e reja, pasi nuk janë reale dhe madje për disa njësi janë zeruar qëllimisht e në mënyrë të pajustifikuar. I bëj thirrje dhe të gjithë aktorëve institucionalë vendas dhe të huaj të jenë pranë pushtetit vendor në misionin e tij për demokraci vendore. Ne jemi të zgjedhur për të menaxhuar dhe administruar dhe jo për magjistarë! Thuhet ne deklaraten e Shoqates se Bashkive.