Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se buxheti i vitit 2022 ka zero politikë për mos lejuar mjekët të largohen jashtë vendit.

Vokshi, u shpreh se ministrja e Shëndetësisë nuk ka bërë të ditur numri e mjekëve që janë larguar nga Shqipëria, pasi sipas saj mjekët ikin çdo viti.

Ndërsa reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, për deputeten demokrate koncesionet e këtyre viteve kanë gjunjëzuar shteti dhe se qytetarët janë ato që do të paguajnë shtrenjtë korrupsionin.

“Me paratë që i janë dhënë koncesioneve të panevojshme dhe abuzive mund të ishin ndërtuar dy super spitale. Një vjedhje e pastër e parave të publikut. E pyeta ministren të na informonte për numrin e mjekëve të larguar, por refuzoi ta bënte sepse mjekët ikin çdo vit. Vendet e tjera i trajtojnë me dinjitetin që meritojnë. As buxheti i 2022 nuk i vlerëson, Ky buxhet ka zero politikë për mbajtur mjekët në Shqipëri është një dokument i hartuar mbrapsht dhe do të thellojë edhe më shumë varfërinë. Vota e PD është kundër sepse ky është buxheti i oligarkëve, ku koncesionet e këtyre viteve kanë gjunjëzuar shtetin. Fundi i viti po afron po kështu edhe festat. Për ju do të ketë festa, por për shqiptarët jo. Kemi një problem të madh me këtë qeveri sepse mashtrojnë, vjedhin zgjedhjet dhe nuk janë llogari. Qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë korrupsionin, sa kohë Rama do të jetë në krye të qeverisë do të vazhdojë të tallë qytetarët. Sfida më e madhe morale e PD është të bëhet bashkë për të shpëtuar nga e keqja , ndaj vota e PD shkon kundër këtij buxheti”, tha Vokshi.

Artikulli paraprak10 GABIMET QË BËJNË TË GJITHË MESHKUJT ME VESHJET
Artikulli tjetërRRITEN SHIFRAT E COVID-19, JA SA HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT NË VEND