Buxheti, Rama: Ja si do bëhet riorganizimi i administratës
Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet për buxhetin e 2018. Nga Fieri ai u shpreh se me këtë nismë nis procesi i bashkëqeverisjes me qytetarët. “Procesi i Vettingut do të cojë përpara, do të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e padurueshme e korrupsionit në të gjitha instancat e shtetit. Sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënieve të shtetit me njerëzit. Riorganizim rrënjësor të administratës. Në Asamble do të shpall ekipin e zv/ ministrave të kësaj qeverie, që ndryshe nga herët e tjera ka kaluar në një proces të hollësishëm përzgjedhje. Do të vijojë me strukturat e varësisë, me agjencitë, inspektoratet, zyrat dhe sportelet” deklaroi Rama.