Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend ndërsa po diskutohet në lidhje me buxhetin e vitit 2023, ka kritikuar institucionet e drejtësisë.
“Njerëzit e drejtësisë duhet të japin rezultate konkrete veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.
Me reformën në drejtësi ka ndryshuar formatimi i institucionit të drejtësisë, por nuk ka ndryshuar ose ka ndryshuar shumë pak qasja ndaj sistemit. Nuk është vonë për të reflektuar”, tha ai.