KLUBI SHUMË SPORTËSH KA NJË RRITJE , PËRFSHIHET FUTBOLLI I FEMRAVE. 23 mln lekë të reja do të kalojnë për ekipin e Vllaznisë në projektbuxhetin e vitit 2015, që do të disutohet me 25 shkurt.

Ky është propozimi që ka bërë Bashkia e Shkodrës dhe që do të kërkohet për miratim nga Këshilltarët. Por kjo shifër është shumë më e ulët nga vlera që është kërkuar fillimisht. Siç u tha, bordi drejtues i ekipit kërkoi 45 mln lekë për vitin 2015, por janë propozuar vetëm 23 mln, që do të ndahen në dy periudha në Mars dhe në Qershorë. Tashmë me këtë buxhet mbetet për t’u parë se si do të menaxhohet skuadra shkodranë për vazhdimësinë e sezonit. Në pamje të parë duket një vlerë e papërfillshme, e cila nuk dihet në qoftëse do ti mjaftojë skuadrës për të mbyllur këtë sezon e jo më pas për të menduar për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë Star Plus ka zbardhur dhe propozimet për projektbuxhetin për klubin shumë sportësh Vllaznia në krahasim em vitet e tjera ka disa ndryshime sidomos në rritje të buxhetit për disa sporte. Ekipet që kanë një rritje jo shumë të madhe, janë Boksi, Volejbolli, Basketbolli, Atletika, Gjimnastika, Mundja e lirë, Çiklizmi, Xhudo, Hendboll dhe Noti. Ekipet të cilat kanë një zbritje, është ai i peshëngritjes, Shahut dhe Pingpongut. Një risi në këtë vit përsa i përket buxhetit të klubit shumë sportësh Vllaznia, është përfshirja e ekipit të futbollit të femrave, të cilat do të kenë një trajtim vjetor prej 500 mijë lekësh të rinj. Ndërsa investime këtë vit nuk ka të parashikuar për klubin Vllaznia, ndërsa vitin e kaluar ishte investimi i parketit të pallatit të sportit. Ky është dhe project buxheti me të cilin Bashkia e Shkodrës do të kërkojë të mbajë në këmbë sportin në këtë qytet për vitin 2015.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/wAcb2kLz98o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSPORTRADAR: SHQIPËRIA KA FUTBOLLIN  MË TË KORRUPTUAR
Artikulli tjetërNUNCI APOSTOLIK PËR HERË TË PARË NË KOMUNËN BUSHAT