Bashkia e Shkodrës ka nisur takimet ndërgjegjësuese për rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset e buxhetimit. Takimi i parë është zhvilluar në Njësinë Administrative Ana e Malit, ku e pranishme ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Në fjalën e saj, por edhe gjatë bashkëbisedimit të hapur me grate e pranishme, Ademi ka folur për dobinë e takimeve të tilla, ku vetë zonjat shprehin mendimet e tyre lidhur me prioritetet që ato vetë evidentojnë dhe qe duhet te merren në konsideratë për mbështetje.
Synimi kryesor është ndërgjegjësimi i grave dhe pjesëmarrja e tyre në konsultimet publike duke prezantuar problematikën me të cilën ndeshen çdo ditë.
Në Bashkinë e Shkodrës janë planifikuar 10 takime konsultuese, të cilat bazohen në analizën e nevojave.
Takimet organizohen nga Bashkia Shkoder në kuadër të konsultimit te buxhetit afatmesëm 2019-2021 dhe mbështeten nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe UN Women