By Pass-i i Shkodrës mbetet ende një prej veprave më të shëmtuara momentalisht që ka qyteti.

I lënë prej kohësh në hapat e parë të fazës fillestare sot është kthyer në një prej problemeve kryesore. Ky BY PASS ka humbur totalisht misionin për të cilin nisin të ndërtohej para pak vitesh. Në çdo pjesë të tij ka degraduar dhe dëmet mjedisore që po shkaktohen janë të konsiderueshme. Qeveria aktuale përmes ministrisë së linjës disa herë e ka thënë qartazi se nuk do të vazhdohet investimi për By Pass-in e Shkodrës kjo sepse mungojnë fondet për ta realizuar një gjë të tillë.

Ndryshe nga qëndrimi i qeverisë shpesh herë vetë qytetarët por aq më tepër edhe ekspertët e mjedisit dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë kërkuar që të gjehet një zgjidhje dhe ky investim të çohet deri në fund. Deri tani këto kërkesa nuk janë marrë parasysh dhe është mjaftuar me deklarata se ka mungesë fondesh për ta përbyllur invesimin madhor për By Pass-in e Shkodrës. Kjo vepër e lënë sapo filloi kishte për qëllim që të zgjidhte një pjesë të madhe të trafikut në rrugët e qytetit duke devijuar jo pak dhe duke i dhënë më shumë jetë rrugëve kryesore dhe lagjeve të mëdha që sot shpesh herë bllokohen nga mjetet e shumta motorike.

Për të mos mjaftuar në shumë pjesë të tij By Pass-i është i mbushur me mbeturina. Hidhen pa kriter dhe zënë vend në pjesë të ndryshme pa u shqetësuar nga askush. As idea për ta ruajtur dhe mbrojtur By Pass-in e Shkodrës nga ndotja nuk u arrit të realizohej, çka vijon edhe në ditët e sotme. Edhe pse problemet janë të shumta jo vetëm se mungon investimi por nuk është marrë asnjë masë për të shmangur të paktën dëmin mjedisor.

Artikulli paraprakTHE ECONOMIST: VUÇIÇ, MIKU SERB I EDI RAMËS
Artikulli tjetër“STAR SPORT” VLERËSIM FIGURAVE TË FUTBOLLIT