Punimet për BY Pass-in e Shkodrës po ecin me ritme të kënaqshme sipas grafikut të përcaktuar. Pamjet janë marrë paraditen e kësaj të marte ku konstatohen makinerite të cilat po realizojnë punimet për të përfunduar punën në lotën e parë.

Tekniku Përgjegjes i punimeve jashtë kameras bëri të ditur se aktualisht firma po merret me konturimin e lotit të parë të By Pasit duke vendosur shtratin e bordurave, vendosjen e kundrabordurave dhe bordurave si edhe betonimin e tyre.

Njëkohësisht është duke u punuar për sistemimin , nivelimin dhe ngjeshjen e trotuareve e po ashtu ka nisur edhe mbjellja e drurëve dekorativë përgjatë gjithë By Pasit.

Të njëjtat burime pohuan se nuk kanë patur probleme sociale në objekt , megjithatë ditët në vijim pritet që të prishet rrethimi me kangjella pranë Gjykatës së Apelit për shkak se është parashikuar që të kalojë një segment i projekti në atë zonë.

By-passi ne Shkoder është planifikuar si nje autostrade qe synon te shmange trafikun e makinave nga qendra e Shkodres per te mbrojtur shendetin e banoreve te ketij qyteti nga ndotja dhe zhurma si dhe per te lehtesuar qarkullimin.

Punimet e nisura me një fond fillestar prej 1 miliard e rreth 900 milionë lekësh, u ndërprenë nga dy firmat ndërtuese në fund të vitit 2012 për shkak të mospagesës së tyre.

Ne 2017-en ky By pass doli qe nuk ploteson asnje kusht teknik per te mbrojtur Shkodren nga permbytjet sic ishte premtuar e trumbetuar me te madhe, por nga ana tjeter edhe po shkaterronte pasurite ujore te liqenit te Shkodres, zone e mbrojtur Ramsar.

 

Artikulli paraprakFILLON RIKONSTRUKSIONI I TREGUT TË RUSIT
Artikulli tjetërOBOT, RREZIKU NGA EPIDEMITË