Ndonese I parashikuar si nje nga investimet me te rendesishme te qytetit te Shkodres, By pass-i, jo vetem nuk eshte me I tille, por madje ai eshte kthyer ne nje vend depozitimi per inerte te ndryshme, duke I ngjare keshtu, cdo dite e me teper nje germadhe te vertete.

Zhvendosja e nje sasie te madhe zhavori prane pedonales se Molos, qe sa vjen e shtohet cdo dite, te krijon pershtypjen se punimet kane nisur, por ne fakt nuk eshte keshtu. E gjithe situata e krijuar ne kete pjese te qytetit, jo vetem te ofron pamjen e nje kantieri ndertimi, por madje zhavori I depozituar ne By pass ka zhdukur Liqenin e Shkodres, per te gjithe ata qytetare qe zgjedhin kete shetitore per te kaluar disa caste qetesi. Situate e krijuar tregon qarte se tashme By pass-i jo vetëm që nuk do ta mbrojë qytetin nga përmbytjet, e aq më pak të shërbejë si rrugë kalimi, por do të ndikojë për të shkatërruar edhe me shumë zonat përreth dhe liqenin e Shkodrës këtë pasuri, që të gjithë e kanë braktisur prej vitesh.. Me këtë gjendje rrezikohet që e nesërmja të jetë shumë vonë për të ndërhyrë, pasi deri atëherë mund të mos ketë mbetur asgjë.Punimet per By pass-in e Shkodres duhet te kishin perfunduar qe ne muajin prill te viti 2013 , por ky projekt deshtoi ene pa filluar mire. Edhe sot pas 3 vite qe atehere, by passi vazhdon te jete nje germadhe ku nuk sherben per asgje tjeter, vecse per tu mbushur me mbeturina dhe inerte te ndryshme.

Artikulli paraprakSERISH SKANDAL NE SPORTIN ITALIAN, MILAN, LAZIO DHE NAPOLI EVAZION FISKAL
Artikulli tjetërMUNGON NGROHJA, STUDENTËT MËSOJNË ME BATANIJE