Nderprerja e punimeve te by passit jo vetem ka bllokuar totalisht pamjen e pedonales se Moles, por madje nje pjese te konsiderueshme te Liqenit te Shkodres e ka kthyer ne nje mocal te vertete.
Nje siperfaqe e tere e liqenit eshte mbuluar me mbeturina, plasmas apo shishe plastike duke krijuar nje situate emergjente pasi tashme edhe me rritjen e temperaturave gjendja pritet te perkeqesohet akoma me shume. E gjithe gjendja mjerane e Liqenit te Shkodres qe eshte krijuar se rezultat I By Passit reflektohet teresisht te pushuesit shkodrane te cilet tashme kete bukuri natyrore e cilesojne si nje kenete te harruar e cila po zgjerohet dita dites. Ky aset i cmuar eshte lene ne harrese duke i shkaktuar nje dem ne zhvillimin e zones por dhe turzmit. papastertite dhe ujerat e zeza qe derdhen ne Liqenin e Shkodres,po ndikojne edhe ne largimin dhe demtimin e resurseve peshkore. Nderkohe nga ana tjeter, perballe kesaj situate nuk ka asnje perpjekje dhe asnje iniciative per te bere pastrimin e tij, nga institucionet pergjegjese.