Bylisi doli triumfues nga sfida e fundit e javës së 11-të në Kategorinë Superiore, teksa mori një fitore të madhe 0-1, në transfertë ndaj Vllaznisë.

Pjesa e parë në “Loro Boriçi” të Shkodrës nisi e qetë dhe me ekipet që nuk hidhen në aventurë, por një goditje standarde në minutën e 16-të, e shfrytëzojnë në maksimum miqtë.

Ballshiotët harkojnë në zonë, dhe shënojnë me Jankun, që luante si titullar sot në vendin e Bicajt.

Në fillim, anësori e anulon golin, për pozicion jashtë loje, por është kryesori Blerim Ziri që e akordon të rregullt, pasi në një devijim të topit, ishin shkodranët që e prekën topin, dhe Janku quhej në pozicion të rregullt.Pati shumë protesta nga vendasit, por në fushë miqtë mbajtën avantazhin.

Edhe në pjesën e dytë, ishin totalisht shkodranët që kërkonin golin e barazimit, por cinikë miqtë që e ruajtën deri në fund, pavarësisht tentativave të Krujës, Krymit apo Shtubinës.

Në fund, Bylisi arriti një fitore të madhe, dhe kap vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa mbetet në vendin e shtatë me vetëm 15 pikë Vllaznia.

Artikulli paraprakVIDHET KASAFORTA E POSTËS NË KRUJË, AUTORËT MARRIN 11 MLN LEKË,LARGOHEN PA U IDENTIFIKUAR
Artikulli tjetërSHQIPTARI QËLLON MIKUN E TIJ GJATË GJUETISË