Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Komisionit Fatmir Xhafaj, i cili shprehet se ftesa per konsensus i nervozon perfaqesuesit e mazhorances.
” Lexova sot nje reagim te Kryetarit te Komisionit te Reformes ne Drejtesi. Normalisht dikush do te habitej pse ftesa jone per konsensus i nervozon perfaqesuesit e mazhorances. Ne fakt “pse”-ne e kupton kushdo me arsye; thjesht nuk e duan sepse u prish hesapet qe nisen me kohe por qe ua prishen Opozita, Komisioni i Venecias, propozimi hibrid i zj. Nuland, letra e Komisionerit Hahn dhe votimi me konsensus me 22 korrik. Opozita eshte e gateshme te kontribuoje me konsensus, tani! Ekspertet e saj po punojne me intensitet mbi draftin qe Kryetari i Komisionit shperndau vetem mbreme ne ora 22:20 te dates 26 korrik, nderkohe pretendonte te bente mbledhje sot. Imagjinoni c’transparence ka ky proces, transparencen e erresires, te faktit te kryer dhe afateve ultimative. Opozita po punon per te permbyllur ligjin e vetting-ut. Por te pretendosh qe Parlamenti mund te miratoje ligjin kete jave pa hyre ne fuqi amendamentet kushtetuese me date 11 gusht, eshte nje gafe qe as ai qe ka mbaruar juridikun pa shkeputje nga puna dhe naten, nuk e ben. Pra eshte provokim politik per konsum mediatik. Ftese: durim, gatishmeri per konsensus, vullnet pozitiv dhe respekt i kushtetutes! Sa per kujtese, komisioni ka 5 antare te mazhorances dhe 5 te opozites, pra eshte histori konsensusi dhe jo protagonizmi kryetaresh.”