Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka sulmuar kryeprokuroren e përkohshme të përgjithshme, Arta Marku, që sipas tij duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Në një status në Facebook, duke bërë një paralelizëm me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, Jeff Sessions i cili u shkarkua nga Trump, dy vjet pas emërimit, thotë se nuk është çudi që Arta Marku nga 2 muaj që duhet të rrinte, të qëndrojë në atë detyrë 4 vjet.

Reagim i Oerd Bylykbashit

Jeff Sessions, Prokurori i Pergjithshem i SHBA qe u caktua sipas Kushtetutes per te pakten 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetem dy vitesh.‎

Ama, Arta Marku, Prokurorja e Pergjitheshme e Perkoheshme qe u votua kunder Kushtetutes vetem per 2 muaj, po mbush vitin ne detyren e saj te perkoheshme, madje kerkon 200 veta shtese ne personel. Nuk eshte cudi qe ajo te rrije 4 vite.‎

Kjo reforma jone ne drejtesi duhet eksportuar sepse rezulton nje “sukses” qe te le pa fryme. Per shembull, do t’i kishte kursyer Amerikes nje muaj debat per gjyqtarin e Gjykates Supreme, sepse nuk do kishin gjykate fare.‎

Artikulli paraprak‘S’MUND TË JETONI NË SHBA..’, PARALAJMËRIMI I AMBASADËS AMERIKANE
Artikulli tjetërRRËFIM – TEFE PRELA