Edhe pse u konsiderua nje lajm i mire nderprerja e punimeve ne bypassin e shkodres dhe rishikimi i projektit, de fakto cdo gje vijon si me pare.

Firma kontraktuese me fadroma dhe dhjetra punonjes punojne ne byppas, duke bere qe territori ti ngjaje nje kantieri ndertimi. Vetem nje dite me pare kryeminsitri i vendit u shpreh qarte per nje rishikim projekti , dhe nderprerje te punimeve deri ne gjetjen e nje strategjie konkrete zhvillimore ne kete investim te rendeishem. Madje mesohet se ky vendim mban firmen e zevendes kryeminsitres shkodrane Senida Mesi e cila ishte e interesuara direkte per te degjuar zerin dhe kundershtite e eksperteve, dhe po ashtu u mbeshtet dhe nga ministri i infrastruktures Damian Gjiknuri ne kete pezullimte punimeve dhe rishqyrtim te projektit.

Megjitahte ne kete moment cdo gje i ngjan nje tymnaje, pasi punimet vazhdojne me te njejtin ritem. Mbetet vetem te mendohet se firma zbatuese nuk eshte vene ne dijeni nga zyrtaret e larte te shettit per nderprerjen e punimeve pe te disaten here. Sidoqofte pasi bypassi u kundershtua me tone te larta , mendohet se ky vendim eshte nej lajm i mire per qytetaret e metropolit verior.

Artikulli paraprakINFRASTRUKTURA, THETHI NË QËNDËR TË VEMENDJES
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, RAMA NE DHJETOR TAKON JUNCKER