Dëmtimi I vazhdueshëm I bypass-it të Shkodrës vijon të mbetet një problematikë tejet shqetësuese. Një investim që pritej me padurim nga qytetarët për vetë lehtësitë që sjell në qarkullim vijon të bjerë pre e vandalizmave nga persona të papërgjegjshëm të cilët dëmtojnë çdo ditë barrierat mbrojtëse përgjatë bypass-it.

Një shqetësim I tillë është ngritur disa herë edhe nga banorët, pasi barrierat dëmtohen edhe nga aksidentet e shumta që ndodhin gjatë natës në këtë zonë. Lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave është është e pasigurtë si pasojë e këtij fenomeni. Disa herë është bërë zëvëndësimi I bordurave, të cilat sërish janë dëmtuar ndërkohë që ende nuk janë vënë para drejtësisë personat përgjegjës.

Një problem tjetër që rrit rrezikshmërinë në lëvizjë gjatë natës është edhe mungesa e ndriçimit, një problem ky që pret marrjen në dorëzim të investimit. Gjendja në të cilën ndodhet bypassi gjatë kësaj periudhe, të bën të mendosh që kjo vepër arti rrezikon shkatërrimin.

 

Artikulli paraprakMETA: KUVENDI TË NISË VERIFIKIMET PËR SHËNDETIN MENDOR TË RAMË! T’I BËJNË EDHE TEST DROGE
Artikulli tjetërSHTATË MIJË APLIKIME NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS