Bypass-i i Shkodres eshte shnderruar ne teme diskutim edhe ne Keshillin Bashkiak.
Prej vitesh investimi ishte lene bjerre ndersa bashkia parashikoi ne planin e pergjithshem vendor nje projekt vijues per te mos e lene pergjysem ate cka ishte bere deri atehere. E kur pritej te niste zbatimi , ARSH dergoi fadromat dhe vijoj punimet ne bypass pa asnje lajmerim institucioneve vendore . Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi tha se perfaqesues te ARSH-se do jene se shpejti ne Shkoder teksa shtoi se projekti i Bypassit do kaloje ne filtrate e konsulences me publikin dhe vecanerisht te eksperteve te fushes.
Keshilltari Fatlum Nurja njekohesisht ekspert i çeshtjeve vendore tha se kjo ehste nderhyrja me radikale qe eshte kryer ne Shkoder prej nje shekulli ndaj efektet e saj ne territor duhen vleresuar mire .
Me date 2 nentor pritet te mberrije ne Bashkine Shkoder nje grup pune i autoritetit te rrugeve te shqiperise per te prezantuar projektin per te cilin po punohet ne bypass.