Bypassi i Shkodres ne fund te vitit 2017-te u kthye ne kryefjale te opinionit publik, ambjentalisteve, paleve te interesuara dhe institucioneve vendore e qendrore. Megjithate amullia lidhur me projektin dhe vijmesine e tij vijon te jete prezente edhe ne kete vit te ri kalendarik. Teksa ne lotin 1 punimet vazhdojne ne lotin 2 ato ato jane nderprere pikerisht ne kete segment ku sic eshte bere publike tashme do preket Gjykata e Apelit, konkretisht muri rrethues dhe 3 garazhe pjese e saj. Megjithate burime nga gjykata e apelit bejne me dije se akoma nuk ka nje shkrese zyrtare lidhur me kete nderhyrje qe do behet per te vijuar pastaj me zhvillimin e projektit drejt daljes se qytetit pa u prekur Pedonalja e Molos.
Nga ana tjeter burime nga zyra e urbanistikes prane bashkise shkoder bejne me dije se akoma nuk eshte zhvilluar mbledhja ne KKRT qe do miratoje projektin perfundimtar qe po zbatohet aty. Burime nga kjo zyre thone se bahskia shkoder ka kerkuar te ete perfaqesuesit e vet ne diten kur do behet mbledhja ne menyre qe te jete prezente si pale e interesuar direkt , e megjithate akoma asgje konfirmim nuk ka ardhur ne zyratv e ketij institucioni. Ndersa qeveria ka deklaruar tashmë ambicien e saj për plotësimin e korridorit Veri-Jug duke i shtuar edhe Bypass-in e Shkodrës si pjesë të rëndësishme të tij por edhe nevojën për lidhjen me qytetin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri publik së fundmi dy variantet që diskutohen për projektin e Bypass-it të Shkodrës ku mes të tjerave përfshihen ura mbi lumin Drin si dhe mundësi për tunel. Objektivi kryesor i studimit është përveçse ndërtimi i një segmenti te korridorit Kombëtar Veri-Jug edhe korridorit Ndërkombëtar të SEETO, i cili anashkalon qytetin dhe krijon një mundësi lidhje me qytetin e Shkodrës. Gjithashtu në këtë objektiv përfshihet dhe ristudimi i projektit ekzistues të ByPass-Perëndimor. Segmenti parashikohet të jetë i kategorisë A. e megjithate deri tani cdo gje ka mbetur ne leter .