Projekti i bypassit i nisur ne Shkoder eshte lene zyrtarisht pezull teksa diten e enjte ne Shkoder ARRSH bëri publik së fundmi dy variantet që diskutohen për projektin e Bypass-it të Shkodrës ku mes të tjerave përfshihen ura mbi lumin Drin si dhe mundësi për tunel.

Objektivi kryesor i studimit është përveçse ndërtimi i një segmenti te korridorit Kombëtar Veri-Jug edhe korridorit Ndërkombëtar të SEETO, i cili anashkalon qytetin dhe krijon një mundësi lidhje me qytetin e Shkodrës. Inxhinieret e pranishem dhe gjithashtu grupet e interesit paraqiten kritika lidhur me prezantimin e ketij projekti ne menyre tejet siperfaqesore dhe gjithahstu thane se ndihen te perjashtuar nga vendimmarrja lidhur me nje projekt madhor qe do zbatohet ne qytetin e Shkodres.

Nga ana tjeter Afrim Qendro Drejtor i Autoritetit te Rrugeve te Shqiperise tha se instutucioni qe ai drejton se bashku me perfaqesues te Keshillit Teknik ishin ne Shkoder per te permbyllur fazen e konsultimeve me publikun dhe prezantimin e projektit. Qendro theksoi se diskutimet e zhvilluara nuk ndikojne ne perzgjedhjen e projektit pasi eshte keshilli teknik qe voton variantin qe do investohet.

Diskutimet kane zgjatur me shume 2 ore , ndersa te pranishmit kane konsideruar variantin numer dy me te pranueshem dhe me me pak rsikqe natyrore. Ndersa zbatimi i tij kap shifrat e 19.1 milard lekeve.

Artikulli paraprakXHAFAJ NË BRUKSEL NJEH HAHN ME OPERACIONIN “FORCA E LIGJIT”
Artikulli tjetërGJENDET E VRARË NË BANESË NËNA ME DY FËMIJËT