Baypass-i i Shkodrës është kthyer në një vend të grumbullimit të mbetjeve. Bizneset dhe aktorë të tjerë e kanë përdorur për të hedhur mbetjet e tyre urbane, për të ndotur një pjesë të rëndësishme të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.

 

Kështu shprehet përfaqësuesja e Forumit Shqiptar Liqeni i Shkodrës, Diana Bejko. Sipas saj, edhe pas përfundimit të kësaj vepre, problematikat nuk do të marrin fund pasi shtimi i lëvizjes së automjeteve dhe njerëzve shtojnë impaktin negativ në mjedis.

 

Bejko tha se baseni i ujërave është nën presion për shkak të tonelatave të mëdha të hedhura me inerte për ndërtimin e kësaj vepre, ndërsa ka ndikuar edhe në lëvizjen e ujërave nëntokësore.

 

Lënia pas dore e këtij investimi ka sjell problematika dhe impakte negative.
Bypass-i është një ndër veprat më të rëndësishme të investuara në Shkodër, ndërsa ka mbetur pezull për shkak të shpronësimeve. Ndikimi i tij në mjedis ka qenë deri më sot negativ.

Artikulli paraprakTEKNOLOGJIA RREZIKON JETËN E FËMIJËVE
Artikulli tjetërRAZMA, MIKËPRITJE ME BUZËQESHJE E PRODUKTE BIO