Star Plus meson nje tjeter skandal qe lidhet me projektin me te perfolur dhe kontestuar ne shkoder pikerisht bypassin. Burime nga forma e kontraktuar per zbatimin e projektit thone se te dy lotet e ketij projekt jane bllokuar dhe punihet vetem ne nje segment te permbledhur.

Ne lotin 1 ne Dobrç , familjet e prekura nga projekti kane hedhur ne prokurori çeshtjen pasi kerkojne shpronesimet dhe nuk lejojne vijmesine e punimeve pikerisht ne kete mur i cili eshte thuajse finalizimi per ta bashkuar me aksin Shkoder-Hani i Hotit . E nga ana tjeter ajo qe duket edhe me otupike eshte loti 2 prane lumit buna.

Vete drejtori i ARSH Afrim Qendro e ceku kete teme por pa e zbuluar te plote skandalin. Skandali qendron ne faktin se ndertimet pa leje te cilat pranohen nga drejtori i Autoritetit te Rrugeve te Shqiperise jane godinat e reja dhe gjykates se Apelit dhe Prokurorise , te cilat pa asnje plan urban apo konsultim jane ndertuar pikerisht aty ku duhej te kalonte bypassi sipas projektit te miratuar nga qeveria. E sesi dy godina shtetrore te cilat kane kushtuar miliarda ndertohen duke qene mbivendosje apo ne kundershtim me nje projekt 55 milion eurosh i cili konsiderohet me madhori ne shkoder kete askush nuk di ta thote.

Ajo qe dihet me siguri eshte se nderprerja e punimeve ne vitin 2012 per shkak te mungeses se e financave beri qe ne Shkoder projekti te harrohet dhe ne territory te ndertohej pa asnje kriter duke mos u marre fare ne konsiderate mundesia se qeverite ne vazhdimim do gejnin nje mundesi financimi dhe projekti do merrte udhen e nisur. E ndresa ka 3 muaj qe ka nisur puna, duket se askush nuk e ka pritur kete zhvillim te ri i cili megjithe kundershtite e eksperteve mjedisor dhe teknik, u tha qarte dhe paster se tashme Shkodra eshte para nje fakti te kryer qe vete e kerkuar pranuar dhe firmosur.

Artikulli paraprak“DITË E HAPUR” ME AVOKATEN E POPULLIT
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHTETIT QATO NË QYTETIN E KOPLIKUT