KUÇI: INSPEKTORIATI I MJEDISIT TË MARRË MASA PËR ABUZUESIT. Ruajtja dhe mbrojtja e By Pass-it të Shkodrës nuk është përgjegjësi e Bashkisë por e firmës që ka marrë përsipër punimet. Deklarata vjen nga përgjegjësi i shërbimeve publike në Bashki Fatbardh Kuçi pas paralajmërimit nga inspektoriati i mjedisit se Bashkia mund të gjobitet.
Kuçi thotë se është detyrë e inspektoriatit të mjedisit që të marrë masa për të ndëshkuar kundravajtësit që.Bashkia Shkodër nuk mund të gjobitet siç pretendon inspektoriati i mjedisit.Bashkia e Shkodrës është e gatshme që të organizohet një tryezë e përbashkët për të gjetur një zgjidhje për By Pass-in. Avokati i popullit i ka drejtuar një letër qoftë prefekturës për dijeni edhe inspektoriatit të mjedisit ku kërkohen të merren masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e By Pass-it.