Byroja Kombëtare e Hetimit ka nxitur debate të forta në Parlament. Teksa Partia Demokratike, nëpërmjet Edi Palokës kërkon sqarime lidhur me një projektligj të dakordësuar, kreu i Kuvendit, Ilir Meta la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të një projektligji të tillë.
Ai i kërkoi PD-së të depozitonte këtë projektligj të dakordësuar në Kuvend për të ndjekur procedurat. ‘Ai variant të depozitohet në Kuvend dhe të ndjekë rrugën e vet sipas procedurave parlamebntare. Nuk e kemi të qartë se cili variant është. PD ta depozitojë në Kuvend dhe do ta ndjekim me prioritet besoj”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa ministrja Ermonela Felaj, duke sqaruar dhe pozicionin e saj në Konferencën e Kryetarëve tha se projektligji për Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të jetë pjesë e reformës në drejtësi. “Drafte secili nga ne mund të bëjë, e rëndësishme është ku ta vendosim këtë strukturë, të na e thonë deputetë tuaj në komisionin e reformës në drejtësi dhe nuk ka asnjë pengesë nga ana jonë. Nuk e kemi ngritur si nevojë për luftën kundër korrupsionit, por korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministrja Felaj. Paloka: Pse nuk vjen në Kuvend Byroja Kombëtare e Hetimit? Partia Demokratike ka kërkuar në Kuvend sqarime lidhur me projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të dakordësuar mes palëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kërkoi arsyen e mosparaqitjes së këtij projektligji të dakordësuar në Kuvend. “Përfaqësuëesja e qeverisë (Ermonela Felaj) ose nuk kishte dijeni fare se ekzistonte një projektligj i tillë i dakordësuar, apo se di pse mbajti atë qëndrim se për minuta të tëra nuk arritëm të kuptonim nëse ekzistonte projektligji. U sqarua po nga një pjestar i maxhorancës. Ekziston jnë projektligj i pregatitur nga OPDAT dhe nga ministri aktual i Rendit, ka një dakordësi për këtë projektligj nga PD, dhe pritet…se çfarë pritet, që ky projektligj të kalojë në Parlament”, tha Paloka.