Ka përfunduar mbledhja e Byrosë Parlamentare, ku ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Kërkesa u bë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas deklaratave në Parlament të Berishës këtë të enjte. Të majtët thonë se ligji dhe rregullorja është e njëjtë për të gjithë, ndërsa demokratët deklaruan se një grup brenda PS-së e kërkon Berishën jashtë Kuvendit. Në një kohë të shkurtër, ky është përjashtimi i dytë me nga 10 ditë i ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit.