Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë në një prononcim për televizionin lokal SOT7 se LSI kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë Ilir Metën kryeministër.

Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, tha ministrja e LSI­-së. A

jo bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit. “Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar.

Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

Vjen dhe deklarata e dytë nga LSI që kërkon Ilir Metën kryeministër. Pas ministres Klajda Gjosha, dhe ai i Bujqësisë, Edmond Panariti pohoi se kërkesa legjitime e një force politike është që kryetari i kësaj partie të jetë kryeministër. Nga Pusteci Panariti u ndal dhe tek largimet nga kabineti qeveritar ‘Rama’.

“Largime te diktuar? Nuk jam marre dhe nuk do merrem me te tilla biseda. Unë dua qe ti kthehemi stabilitetit institucional.Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i shërben stabilitetit. Nuk mendoj që Meta të merret me të tilla diskutime. Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është rruga e duhur.

Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale. Meta kryeministër është kërkese legjitime qe nje force politike të kërkoje kryetarin e saj në këtë pozicion.”, tha Panariti.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH KOORDINATORËT E PARTISË SOCIALISTE
Artikulli tjetërPËRFUNDON MBLEDHJA, BURIMET: IKIN KATËR MINISTRA