Shqetësimet e shumta që qytetarët shkodranë dërgojnë në redaksinë e Star Plus TV kanë të bëjnë me probleme të ndryshme sociale, ekonomike dhe infrastrukturore të qytetit tonë.

Por një rekord sa i takon ankesave, mban djegia e mbeturanve në lagje të ndryshme të Shkodrës.

Një qytetare na shkruan nga Gruda e Re: Përshëndetje. Fotoja është bërë në Grudë të Re.

Është e pamundur të jetohet në këtë vend. Ju lutem bëjeni lajm të marrin masa se po na shkatërrojnë çdo ditë.

Në fakt nuk është i nevojshëm publikimi për ta marrë vesh një gjë të tillë, pasi autoritetet janë në dijeni prej kohësh, por nuk kanë marrë asnjë masë.

Një situatë e tillë përsëritet kudo dhe kurdo në Shkodër.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakE FUNDIT, I BURGOSURI I BURGUT TË LEZHËS MBËRRIN PA JETË NË SPITAL
Artikulli tjetërBUSHATI MBRON ORIGJINËN NGA SHKODRA, DEBATON RËNDË ME DEPUTETIN ALEAT