Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama duke i thënë se ka ofenduar shqiptarët me shprehjen tokë e “xanun”

Berisha: Së pari me shprehje tënde prej ordineri ti mendove se mund të fyesh ata që përdorin faljen “xanun”, por harron që ata janë shumicë në diellin shqiptar. Harron se ky është një akt përçarës i turpshëm, por harron se po të garantoj ty se ata dhe secili prej tyre janë 1000 herë me njeri sesa ti. Ata i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe e duan këtë vend më shumë se ti. Ata i thonë familjes familje dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen, sepse ata i thonë dinjtetit njerëz dinjitet dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm të të bëjnë ty që lana të të duket vaskë floriri. Por ti Edi Rama je verbuar, ti nuk lexon çfarë shkruhet në muret e çadrës. Në çdo centimetr shkruhet “guxo po deshe”. Ti sillesh si skuth, nga një studio në një tjetër duke u zënë me gazetarët, edhe njëherë guxo po deshe.

Artikulli paraprakWASHINGTON POST FLET PËR KRIZËN POLITIKE
Artikulli tjetërDËMSHPËRBLIMI I PËRMBYTJEVE, REAGOJNË BANORËT