Edhe sot territori shqiptar do të jetë me vranësira të dendura dhe shira. Madje në zonat e thella malore veriore dhe lindore pritet të ketë reshje dëbore.

Sipas Meteo Alb, Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -3°C.

Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandes me 16°C. Kushtet e motit në orët e pasdites dhe në vijim do të përmirësohen gradualisht.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakRAMA PËRCJELL FJALËT E SHENJTA TË ST. THOMAS AQUINAS: RUHU NGA NJERIU QË KA LEXUAR VETËM NJË LIBËR
Artikulli tjetërPEZULLOHEN LUNDRIMET E MJETEVE TË VOGLA NË DURRËS, LINJAT E TRAGETEVE VIJOJNË PUNËN NORMALISHT