Argjinatura e ndërtuar në vitin 2000 në fshatin Oblikë është ka pësuar carje dhe është dëmtuar në disa vende, si pasojë e vërshimit të përroit, që kalon aty i cili në kohë reshjesh, është i papërmbajtshëm.
Edhe pse jemi në stinën e verës banorët apelojnë që shteti të marrë masa pasi e konsiderojnë këtë situatë emergjente sepse vërshimi i përroit rrezikon rreth 100 shtëpi në këtë zonë. Shtrati i përroit të Oblikës i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime dhe bashkë me to dhe argjinatura dhe carja e plotë e saj, do të sillte pasoja të paparashikueshme.Në këtë vend nevojitet një financim konkret dhe projekt serioz.Cështë e vërteta në njësinë administrative Ana e Malit ende nuk është bërë asnjë investim serioz në lidhje me masat antipërmbytje as në argjinatura dhe as në pastrimin e kanaleve kulluese, përvecse një prite të vogël e cila shërben për mbrojtjen nga erozioni, ndaj në rast se do të përsëritet e njëjta situatë si vitet e shkuara kjo pritë nuk e përballon vërshimin e ujit.