Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar sot se janë 350 pasaporta diplomatike që do t’u hiqen zyrtarëve, pasi janë marrë në mënyrë abuzive, saqë edhe një shofer institucioni ishte pajisur me pasaportë të tillë.
Mes personave që do tu hiqen pasaportat diplomatike, janë ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut, dhe shoqëruesve të zyrtarëve që e kanë mbajtur pasaportën diplomatike në shkelje me ligjin.
Cakaj tha se rregullimi i ligjit për pasaportat diplomatike do fuqizojë edhe pasaportat e Republikës së Shqipërisë përmes liberalizimit të vizave me një numër shtetesh më shumë se ai aktual..
“Dua t’ju njoftoj se kam vendosur ndërmarrjen e një sërë masash për kthimin në normalitet ë lëshimit të pasaportës diplomatike. Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e fuqishme europiane. Sot në Shqipëria kë më tepër se 350 persona që mbajnë pasaporta diplomatike;
-Deputetë matanë legjislturave të fundit
-gjykatës që nuk e kanë kaluar procesin e vettingut
-shoqërues të personalitete të rëndësishme në vend
Të bëjnë dorëzimin sepse ato do bllokohen menjëherë.Këto janë çudirat që kanë vijuar për më se 20 vite këtu duke cënuar besueshmërinë e pasaportës diplomatike në vend.
Do kërkojë abrogimin e VKM-së që i jep të drejtën e pasaportë diplomatike drejtuesve të anëtarëve të bordeve, udhëheqesve të enteve, e autoriteve të ndryshme deri tek shoferët e institucioneve. Plani i veprimit për të gjitha hapat për ndryshimin e kuadrit ligjor për lëshimin e pasaportës diplomatike është gati.
Grupi i punës po punon për një plan për t’ia prezantuar edhe Kuvendit. Ashtu si pesha e pasaportës diplomatike të vendit do restauorhet edhe pesha e pasaportës republikës së Shqipërisë do fuqizohet përmes liberalizimit të vizave me një numër shtetesh më shumë se ai aktual.”, tha Cakaj.