Kosova ishte e para që na erdhi në ndihmë pas tërmetit të mëngjest të 26 nëntorit.

Përveç forcave civile, shumë kosovarë i kanë hapur dyert e shtëpisë për shumë shqiptarë që u janë shembur banesat.

Nisur nga kjo Gent Cakaj i ka falenderuar  Forcat e Sigurisë së Kosovës pasi meritojnë mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

“Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!

Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.

Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, ka shkruar Cakaj.

Artikulli paraprakTAJVAN/ TËRMETI QË SHKAKTOI 117 TË VDEKUR DHE QINDRA TË PLAGOSUR, NËN PRANGA ARKITEKTËT DHE NDËRTUESIT E BANESAVE
Artikulli tjetërGATI MARRËVESHJA ME AGJENCIA FRANCEZE TË ZHVILLIMIT, RAMA: MACRON DO TË INVESTOJË NË SHQIPËRI