Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj i cili ndodhet në Maltë ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.
Mes temave që u diskutuan mes dy ministrave ishin Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe detyrat që duhen përmbushur deri në këtë tryezë, bashkëpunimi Shqipëri-Spanjë brenda OSBE dhe organizimi së shpejti i Unionit për Mesdheun në Barcelonë.
Cakaj e falënderoi Layan për mbështetjen që Spanja i jep Shqipërinë në procesin e bisedimeve për t’u anëtarësuar në BE.
STATUSI NGA GENT CAKAJ
Nga Malta, zhvillova edhe një lidhje telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, znj. Arancha González Laya 🇦🇱🇪🇸!
Biseduam për çështje të rëndësisë dypalëshe, punën e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin përmbajtësor mes dy vendeve brenda OSBE-së dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet së shpejti në Barcelonë.
Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE 🙏…