Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Donald Gonneville. Në fokus të bisedimeve të takimit ishte rëndësia e unitetit të Aleancës përballë çështjeve si terrorizmi apo kërcënimet hibride.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri Cakaj u shpreh se përmbushja e këtij synimi kërkon angazhim të shtuar të gjithë vendeve anëtare të Aleancës.

“Shqipëria do të arrijë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit për ndarjen e 2% të GDP-së për shpenzimet në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024.” – shkruan Cakaj.

Në përmbyllje të takimit kryediplomati shqiptar i konfirmoi Donald Gonneville se Shqipëria do të përqafojë përmbajtësisht çdo vlerë të Aleancës dhe do të mbetet një prej kontribueseve më madhore brenda saj.

Artikulli paraprakÇËSHTJA E DETIT MES SHQIPËRISË DHE GREQISË/ RAMA TAKON NESËR NË ATHINË HOMOLOGUN KYRIAKOS MITSOTAKIS
Artikulli tjetërISH-KRYEMINISTRI GREK: BALLKANI VRIMË E ZEZË, SHQIPËRIA TË PLOTËSOJË KUSHTIN PËR MINORITETIN