Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj do të ketë një takim pune me disa ministra të jashtëm.

Konkretisht me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputoëicz, Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer.

Lajmin e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Mëngjesi i punës do të mbahet sot në orën 09:30, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Më pas, në orën 10:10, Ministrat e Jashtëm dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Artikulli paraprakSHËNDETIN E SYVE MUND TA MBROSH DUKE NGRËNË MËNGJES
Artikulli tjetërARRESTOHET NË PARAGUAJ RONALDINHO BASHKË ME TË VËLLAIN, PËRDORI PASAPORTË FALSE PASI I ISHTE NDALUAR DALJA NGA BRAZILI