Çako pret Stojanoviç: Bashkëpunim i shkëlqyer mes dy policive

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues, Haki Çako priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç dhe delegacionin që e shoqëronte. Ky takim u zhvillua në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të përbashkët policor të koduar “Lux/Rover”, i cili është vlerësuar nga qendra SELEC (Qendra e Zbatimit të Ligjit për Europën Juglindore) si “Operacioni më i suksesshëm në Europën Juglindore për 6 mujorin e dytë të vitit 2016”. Dy drejtuesit e lartë vlerësuan operacionin e përbashkët policor të koduar Lux/Rover, i cili është vlerësuar nga qendra SELEC si model që duhet ndjekur edhe për operacionet e tjera që do zhvillohen ndërmjet policive homologe. Gjatë takimit, Çako dhe Stojanoviç e konsideruan të nevojshme dhe të domosdoshme rritjen e kapaciteteve bashkëpunuese në aspektin e shkëmbimit të informacionit dhe të përpunimit për çështjet e radikalizmit fetar dhe antiterrorizmit, si një rrezik shumë i madh jo vetëm për ne, por për gjithë Europën, pasi një pjesë e lëvizjeve të migracionit të paligjshëm nga zonat e luftës, mbartin brenda tyre indvidë të cilët kanë tendenca terroriste dhe radikale duke qenë një rrezik shumë i madh për sigurinë e vendeve tona dhe të gjithë Europës. Të dy Drejtorët e Policisë kanë theksuar se është shumë e rëndësishme e me interes të ndërsjelltë, vlerësimi i protokollit për bashkëpunim të përbashkët për sezonin turistik.

Artikulli paraprakTRE SHQIPTARË KAPEN 9,5 KG KANABIS, E FSHEHËN NË GOMËN REZERVË
Artikulli tjetërI BURGOSURI SHQIPTAR ARRATISET NGA BURGU