Çako: Radarët detarë nuk na njoftojnë. MM: Jo e vërtetë! Policia e Kufirit ngre alarmin se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me intinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qëndra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë kordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët. Në media është zbuluar shkresa ku me anë të një memo kreu i përgjithshëm i policisë Haki Çako deklaron se QNOD është një nga hallkat e cila ka cuar në dështimin e disa operacioneve. Vetëm javën e fundit në brigjet italiane janë sekuestruar afro 6.5 ton canabis, ndërsa më 11 gusht dhe pse policia shqiptare ajo italiane malazeze dhe kroate bënë një ndjekie të përbashkët trafikantët mundën tia hedhin pa u kapur. Sipas shqetësimeve që ngre policia e kufirit përcjellë nëpërmjet kryepolicit Çako për Demirajn dhe Ministrinë e Mbrojties shkak është reagimi i vonë i QNOD dhe disa herë mos gjetja e gjurmëve në serverin e radarve për monitorimet e bëra. Shpesh herë kemi kërkuar të gjurmojmë monitorimet e bëra për mjetë të raportuara nga itlainët shkruan Cako në letër, por kur kemi shkuar në QNOD skemi gjetur gjurmë të ktyre mjeteve në sistem dhe pse fizikisht ato janë me përmasa që mund të gjurmohen nga radarët. Edhe një vit më parë u ngrit shqetësimi për mosfunksionimin e radarëve, ndërsa asokohe ministria e mbrotjies deklaroi se i gjithë sistemi u riparua dhe ishte funksional për monitorimin e vijës bregdetare shqiptare. Ministria e Mbrojtjes: Pretendimet të pavërteta, radarët në funksion Pas letrës me shqetësimet e ngritura nga Haki Çako ka reaguar Ministria e Mbrojtjes duke e përgënjeshtruar. Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë pretendimet e ngritura nga Çako, ndërsa deklaron se radarët janë në funksion 24 orë në 7 ditë. Sipas Mbrojtjes, sistemi i instaluar në 2009 është plotësisht në funksion, ndërsa pretendimet i cilëson si dashakeqëse dhe të pavërteta.

Artikulli paraprakRAMA-ADEMIT: SILL PROJEKTE PËR SHKODRËN, JO LISTË ME DËSHIRA
Artikulli tjetërGODITET ME THIKË 54-VJEÇARI, TRE NË KËRKIM