Prej fillim gushtit të këtij viti Nikollë Camaj, është zgjedhur si zëvendës kryetar në Parlamentin e Malit të Zi duke përfaqësuar shqiptarët në shtetin fqinj. Camaj thotë se tashmë me praninë e partive shqiptare në qeveri dhe Parlament po krijohet një standard i ri dhe janë vetë këto parti politike që duhet të bëjnë më shumë për shqiptarët.

Duke folur për ndikimin serb në Malin e Zi, Camaj thotë se ajo influencë është e pranishme dhe mund të shtohet në rast se Bashkimi Europian nuk përshpejton integrimin e Malit të Zi në BE.

Një keqardhje ndjen për shpopullimin që po ndodh në trevat shqiptare të Malit të Zi Plavë e Guci por edhe ndryshimin e identitetit të tyre.

Ende është e paqartë se kur do të jetë gati zbatimi i projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna që lidh Shkodrën me Malin e Zi thotë Camaj sepse shteti malazez nuk ka gjetur ende financimin.

Sa i përket siguracionit prej 15 euro mes Shqipërisë e Malit të Zi kjo është një çështje monopol brenda vendit tonë shprehet Camaj.

Nikollë Camaj fillimisht u zgjodh deputet në Malin e Zi nga Forumi Shqiptar si përfaqësues i Lidhje Demokratike Shqiptare dhe më pas zëvendës kryetar i Parlamentit malazez me 43 vota.

Artikulli paraprakBASHKIA FOKUS TEK SHËNDETI MENDOR
Artikulli tjetërGATI QENDRAT E EMIGRANTËVE NË LEZHË