Në përkujtim të 76-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në Izmir të Turqisë janë organizuar shoqatat shqiptare. Ata kanë vendosur kurorë të zezë para konsullatës greke në kordon në Izmir.

Gjatë fjalës së tij Kryetari i shoqatës për Kulturë Shqiptare Alaçatı-Çeşme, Ibrahim Topalli u shpreh se: “Ne jemi me origjinë shqiptarë, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të Turqisë. Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Janina, nga Kosova, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri, të dëbuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike. Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë, që neve na përqafoi në ditët e vështira.

Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do ta përmendim edhe më shumë. Meqenëse ekziston një “Komunitet Çam” shumë i madh dhe që jeton këtu në vendin tonë, ne do ta sjellim në axhendë edhe më shumë gjenocidin çam. Ne do të kërkojmë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë dhe fëmijëve të tyre, që i janë nënshtruar gjenocidit në Çamëri. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit ndërkombëtar gjenocidin që populli shqiptar çam pësoi nga Greqia.
Ne i bëjmë thirrje botës Shqiptare, nga perla e Egjeut, nga Izmiri. Shqiptarët e Çamërisë duhet të marrin të drejtat e tyre. Në këtë mënyrë ju arbëreshët e Italisë dhe ju arvanitët e Greqisë ejani në ndihmë të shqiptarëve të Turqisë dhe na ndihmoni në këtë drejtim. Ju lutemi mbështesni përpjekjet tona paqësore që të përmbushet drejtësia”.

Artikulli paraprakKONFLIKT DIPLOMATIK POSTAR NË SHKODËR, ARSYEJA E NDALIMIT TË KOMUNIKIMEVE ME JASHTË, ÇFARË SHKRUANTE ‘LE SIÈCLE’ NË 1888
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: A ËSHTË SIGURUAR REZERVË TAMPONËSH ZONJA MINISTRE E SHËNDETËSISË?