Çamët, Brukseli reagon pas sulmit të Greqisë: Dialog me Shqipërinë

Komisioni Europian ka reaguar pas deklaratave të ashpra të Greqisë për çështjen çame, për të cilën Johanes Hahn kërkoi që të zgjidhet. Zëdhënësja Maja Koçijançiç deklaroi se Komisioni Europian nxit dialogun mes palëve për zgjidhjen e çështjeve të mbartura. “Komisioni Europian po ndjek angazhimin e të dyja vendeve për të diskutuar çështje të mbartura që kërkojnë sqarim në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme” tha Koçijançiç. Komisioneri Hahn para dy ditësh deklaroi se “Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame”tha ai. Ndërsa Ministria e Jashtme greke reagoi ashpër duke sulmuar Johanes Hahn, ndërsa i cilësoi deklaratat një gënjeshtër e papranueshme.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PER KREUN E KQZ,RIKANDIDON LUZI,NE GARE DHE DENAR BIBA
Artikulli tjetërPD:INVESTITORI I DHUNUAR TREGON BANDITIN,RAMA E MBRON