Fermerët që merren me prodhimin dhe shitjen e perimeve në qarkun Shkodër nuk kanë pika të grumbullimit për produktet e tyre.

Kjo mungesë është një problem i madh thotë kryetari i shoqatës mbarëkombëtare të fermerëve Halil Canaj.Nëse do ketë pika të grumbullimit për perimet thotë Canaj atëherë fermerët nuk do kenë nevojë që të shesin rrugëve apo në trotuare duke ofruar produkte të pasigurta për qytetarët.Nga mungesa e pikave të grumbullimit për perimet, dëmi që i shkaktohet fermerëve është i madh tregon Canaj dhe shumë prej tyre po falimentojnë për shkak se investimet e tyre në sera shkojnë dëm.Mungesën e pikavë të grumbullimit për perimet e ka pranuar edhe vetë drejtoria rajonale e bujqësisë por ky institucion në shifrat zyrtare nuk përcakton mallin stok të perimeve apo qindra toneleta që mund të shkojn dëm.

Artikulli paraprakPOLICIA KUFITARE GODET NJË RAST TË KONDRABANDËS NGA MALI I ZI
Artikulli tjetërSTAKA: PENSIONI SOCIAL, 99 PERSONA KANË PËRFITUAR