Aktualisht në disa zona të Shkodrës është sezoni i sherbelës dhe duhanit, dy prej prodhimeve më të rëndësishme me të cilat merren fermerët. Kryetari i shoqatës mbarëkombëtare të fermerëve Halil Canaj duke folur për këto produkte thotë se situata nuk është shumë e mirë për shkak se nuk ka treg dhe se pak muajsh këtyre dy kulturave bujqësore i bie vlera reale.

Po ashtu edhe pikat e grumbullimit për sherbelën nuk funksionojnë siç duhet thotë Canaj ndërsa për duhanin nuk ka fare pika grumbullimi gjë e cila i dëmton fermerët e Shkodrës. Kjo situatë po vijon prej shumë vitesh dhe kreu i shoqatës Canaj thotë se tashmë qeveria duhet të mendojë që të gjejë zgjidhjet e duhura për t’i ardhur në ndihmë fermerëve.

Artikulli paraprakFSHEHU DROGËN NË BOMBULËN E GAZIT, ARRESTOHET 58 VJEÇARI
Artikulli tjetërNË PRAG TË 25 VJETORIT TË MESHËS SË PARË NË SHKODËR