Kriminaliteti në qarkun e Shkodrës është ulur ndërsa ka një rritje me 585 vepra penale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat bëhen të ditura nga nëndrejtori i policisë së Shkodrës Avni Canameti sipas të cilit zbulueshmëria është rritur me 2%. Nëndrejtori Canameti përmen se problem kryesor aktualisht është armëmbajtja pa leje ndërsa vjedhjet thotë se nuk vijnë si shkak i problemeve sociale por janë kthyer në lloj vesi për përdoruesit e drogave apo ata që losin bixhoz. Sa i përket sigurisë rrugore nëndrejtori i policisë tregon se janë ulur aksidentet me pasojë vdekjen. Nëndrejtori i policisë së Shkodrës falenderoi qytetarët dhe i ftoi ata që në çdo rast të jenë bashkëpunues me forcat e policisë.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/PLrvRRc6rng” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak7 QYTETE LËKUNDEN NGA TËRMETI NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërBLOOMBERG: NË SHQIPËRI JETOHET SHËNDETSHËM