Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Të arrestuarit janë Adriatik Rasa, 26 vjeç nga Lushnja dhe Besart Skënderasi, 28 vjeç nga Korça.

Ndalimi i tyre u bë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve.

Sipas policisë, dy të arrestuarve iu sekuestrua një sasi prej 21 kg e 400 gr kanabis.

“Në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur “Lugina e vogël”, këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Artikulli paraprakGRUPI I KASAFORTAVE, ISH-POLICI MERRTE MAKINA ME QIRA PËR GRABITJET
Artikulli tjetërPOLICIA GREKE PUBLIKON FOTOT E 3 SHQIPTARËVE TË ARRATISUR NGA QELITË