Frederik Çapaliku, ish-futbollisti që i dhuroi shumë emocione tifozëve të Vllaznisë shprehet me bindje të plotë se skuadra e tij do të fitojë të shtunën ndaj Tiranës dhe se do të sigurojë mbijetesën.
Çapaliku shprehet se nuk ka asnjë shans që Vllaznia të luaj në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Ndjen keqardhje edhe për Tiranën që ndodhet në këtë situatë. Çapaliku shprehet se do të jetë në stadium për të ndjekur Vllazninë dhe për ta mbështetur në këtë ditë të vështirë ndërsa nuk mohon emocionet e mëdha që do ketë.
Vllaznia dhe Tirana luajnë të shtunën në Shkodër një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e tyre sepse shkodranëve u duhet minimalisht barazimi për të siguruar mbijetesën. Nëse fitojnë kryeqytetasit atëherë me shumë gjasa bie Vllaznia nga Superliga.