Caritasi Dioqezan i Sapës ka shtruar një drekë për të sëmurë, të varfër dhe persona me aftësi ndryshe.
Kjo sofër për ta ka ardhur në kuadër të ngjarjes së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku. Gjatë javës në vazhdim do ketë edhe aktivitete të tjera. Të shtunën do të jetë edhe kulmi sepse do të kremtohet mesha e falenderimit. Caritasi Dioqezan i Sapës shpesh herë iu vjen në ndihmë shtresave në nevojë e aq më tepër në këto ditë të rëndësishme të shenjtërimit të Nënë Terezës.