Skuadra e Skenderbeut nuk do të luaj në eleminatoret e ligës së kampioneve.
CAS, gjykata në Zvicër ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s duke dënuar me një vit skuadrën kampione të Shqipërisë duke bërë fakt tashmë akuzat dhe hetimet për trukime ndeshjesh në sezonet e kaluara në Europë. Vendimi pritet që të bëhet zyrtar ndërsa burime konfidenciale pranë Skenderbeut bëjnë me dije se tashmë korçarët janë dënuar edhe nga CAS. Në këtë mënyrë skuadra që kalon më tej këtë tur të parë të eleminatoreve të ligës së kampioneve është Ferencvarosh. Skuadra hungareze do vijojë më tej duke qenë se korçarët janë ndëshkuar. UEFA përpara se të merrej vendimi në CAS pezulloi efektet e dënimit duke lejuar kështu që të hidhet shorti. Korçarët mësuan kundërshtarin e tyre Ferencvarosh ndërsa ishin në pritje edhe të vendimit përfundimtar. Skenderbeu pranoi që vendimit të bëhet me procedurë të përshpejtuar duke qenë se ndeshjet eleminatore të turit të parë janë shumë afër. Në këtë mënyrë CAS pasi ka shqyrtuar këtë çështje ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s. Kështu për një vit ekipi kampion i Shqipërisë nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtar. Natyrisht që kjo është një dëm i madh sportive por edhe financiar qoftë për vetë ekipin e Skenderbeut por aspak pozitive edhe për imazhin e klubeve shqiptare në Europë. Pas asaj paraqitje historike të kombëtares shqiptare në europianin e Francës, vjen ky vendim për dënimin e Skenderbeut që uk shërben aspak pozitivisht në shumë aspekte. Kjo është edhe një sinjal i qartë edhe për të gjitha klubet e tjera shqiptare të cilat nuk duhet që të trukojnë më ndeshje në eleminatoret e kupës UEFA apo ligës së kampioneve. Shpesh herë ekipet e Shqipërisë janë bërë objekt i hetimeve dhe akuzave për trukime dhe tashmë vjen edhe ky ndëshkim.